Vioresin Sinani debuton me humbje si trajner në kombëtare

Është zhvilluar sot në Slloveni edhe ndeshja miqësore mes skuadrës sonë kuqezi për femra dhe asaj vendase. Një risi në këtë ndeshje ka qenë edhe Vioresin Sinani si trajner, i cili pesë ditë më parë është “graduar” për të drejtuar në këtë ndeshje miqësore, duke qenë se Armir Grima ndodhet i ndaluar dhe ende nuk nuk ka një vendim të fomës së prerë për të.

Femrat kuqezi nuk kanë mundur që të fitojnë ndaj Sllovenisë, duke u mposhtur me rezultatin e pastër 2-0. Me sa duket, nuk ka shkuar ashtu siç duhet debutimi i trajnerit Vioresin Sinani, i cili krahas eksperiencës me moshat në Akademinë “Vllaznia”, apo si zv.trajner në skuadrën e parë kuqeblu dhe trajner në përfaqësuesn U-15 për Veriun, tashmë provon që të drejtojë edhe një ekip femrash.

Nën drejtimin e Vioresin Sinanit, kombëtarja u grumbullua në Durrës në prag të miqësores, madje vetë tekniku shkodran ka qenë ai që ka bërë përzgjedhjen e elementit për ndeshjen testuese. E.S./Vipsport.al/

Miqësore

Slloveni – Shqipëri 2-0

more recommended stories