VIDEO/ Tifozët e Senegalit e shajnë në kor, sulmuesi Mane del nga fusha duke qarë

Senegali fitoi 1-0 kundër Guineas, falë një autogoli të Mesa në fillim të pjesës së dytë. Një fitore e rëndësishme në kualifikueset për Kupën e Afrikës dhe ekipin e trajnerit Sise, ku nuk është se janë shumë të kënaqur. Më shumë se të gjithë, Sadio Mane, i cili në fund të ndeshjes doli nga fusha duke qarë.

Sipas asaj që bën me dije “Sun”, ylli i Liverpulit ishte protagonist i një zëvendësimi të veçantë. Ai mbante duart në fytyrë për të fshehur lotët, më pas vuri fanellën në kokë. Lojtari nuk kishte pësuar asnjë dëmtim dhe motivi i lotëve të tij kishte të bënte me sharjet, fyerjet dhe vërshëllimat nga tifozët e Senegalit. Mane humbi një rast shumë të mirë për të shënuar gjatë ndeshjes, duke shpërdoruar shansin për ta çuar rezultatin në 2-0.

Një rast që për fatin e tij të keq dhe të skuadrës bëri që tifozët të reagonin keq në shkallët e stadiumit, duke vërshëllyer lojtarët e vet. Në fund të ndeshjes Mane nuk mundi ta mbante veten nga kjo situatë dhe duke dalë u rrëzua në fushë. Me ndihmën e stafit teknik dhe të shokëve ai doli në një cep të fushës. / Vipsport.al/F.R