

Serbia arriti të fitonte ndaj Malit të Zi me rezultatin 2-1, duke hedhur një hap të sigurt drejt “Play Off”-it të Europianit 2020. Vendimtarë në këtë takim, kanë qenë golat e shënuar nga Ljajiç dhe Mitroviç në pjesën e parë.
Pikërisht ky i fundit, është bërë qesharak në këtë takim dhe shkak për këtë është bërë një penallti. Në minutën e 38, kur rezultati ishte 2-0 në favor të serbëve, Mitroviç ka ekzekutuar një penallti në mënyrën më qesharake të mundshme. Ai vendosi të godiste me “Panenka” por goditja e tij përfundoi mbi traversë, duke shkaktuar jo pak të qeshura te tifozët.
Në përfundim të takimit, vetë Mitroviç pranoi për mediat se vendimin për të goditur në atë mënyrë, e kishte marrë vetëm në momentin fundit dhe e pranon se ka bërë një gabim të madh.
“Nuk e kuptoj as vetë pse e godita në atë mënyrë. Pashë Dipein një ditë më parë dhe zgjodha ta godisja ën momentin e fundit. Jam një budalla”, u shpreh Mitroviç pas ndeshjes. /Erjon Allaraj-VipSport.al/
more recommended stories
Nejmar dhe dëmtimi që iu bë makth: U mbylla në shtëpi dy ditë duke qarë
Sulmuesi brazilian Nejmar ka pranuar se.
Alegri në humor në konferencë, zbulon formacionin: Po ju jap një lëpirëse…
Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, dukej.
Akuza të rënda nga Argjentina: Emiliano Sala e kanë vrarë, e lanë të vetëm në avion
Vazhdon ende të mbetet mister arsyeja.
FOTO / Uanda Nara provokon përsëri dhe pastaj sulmon mediat: E turpshme!
Vetëm dy net më parë e.
Leave a Comment