VIDEO/ Penalltia e çuditshme e Kasait, e pranon edhe Sterling: Qesharake, por nuk mund të tregoja

Takimi mes Mançester Sitit dhe Shakhtarit, i vlefshëm për Ligën e Kampionëve e hapi serinë e golave me një penallti të çuditshme. Në fitoren e thellë që Mançester Siti arriti të merrte me shifrat 6-0, ishte arbitri Viktor Kasai ai i cili bëri gafën e vitit në akordimin e një penalltie në favor të “qytetarëve”.

Rahim Sterling hyri në zonën e ukrainasve dhe në momentin që tentoi të godiste topin, ai goditi tokën duke u rrëzuar dhe për Kasain, kjo ishte një penallti e pastër. Vetë Sterling, e ka pranuar se nuk kishte asnjë kontakt e megjithatë, ai nuk i ka thënë asgjë gjyqtarit për këtë rast.

Ndërkohë, futbollistët e Shakhtarit, të gjendur pranë aksionit dhe që kanë parë qartë gjithçka, janë çuditur nga vendimi i gjyqtarit hungarez, për të akorduar penallti kur rezultati ishte 0-0. Gabriel Zhezus e mori përsipër dhe arriti të kalonte e ekipin e tij në avantazh.

“Provova të godisja topin dhe nuk e di se çfarë ndodhi. Nuk kisha ndonjë kontakt, e ndoshta shkela topin ose rrëshqita, megjithatë i kërkoj falje gjyqtarit. Është e vështirë të tregosh pas nj rezultati të tillë, por është qesharake, kaq mund të them. Të gjithë e panë, por nuk është ndeshjen e fituam për shkak të asaj penalltie”, u shpreh Sterling. /Erjon Allaraj-VipSport.al/