VIDEO / Pas tre gishtave, Murinjo tallet përsëri me tifozët e Juventusit

Zhoze Murinjo nuk e harron kurrë rivalitetin që ka me Juventusin, që nga vitet e tij në drejtimin e Interit dhe nuk ka ngurruar që të shfrytëzojë fitoren e skuadrës së Mançester Junajtid përballë bardhezinjve, që të tallet me tifozerinë italiane.

Në ndeshjen e parë mes dy skuadrave, kur u sha nga tifozët italianë në Mançester, ai ngriti lart tre gishtat, duke u kujtuar “triplete” që kishte fituar me Interin.

Ndërsa sot, pas vërshëllimës përfundimtare të ndeshjes, ai hyri në fushë dhe vuri dorën në vesh, duke nxitur tifozët që ta shanin edhe më shumë. Ky moment u shoqërua me pak tension në fushë, pasi Bonuçi iu afrua teknikut, ashtu si edhe Bentakur dhe i kërkuan që të mos vazhdonte më me provokimet ndërsa nga tribunat nuk kursenin sharjet. /vipsport.al/