VIDEO/ Pas talljes me tifozët e Juves, Murinjo tallet edhe me gazetaren angleze

Zhoze Murinjo vazhdon të jetë një protagonist si në fushë, ashtu edhe në media dhe këtë e bën falë sjelljeve të tij, apo edhe në konferencat e prononcimet e zakonshme. Në fund të takimit ndaj Juventusit, ku skuadra e tij fitoi 1-2, Murinjo provokoi tifozët e Juventusit duke vendosur dorën te veshi, sikur nuk i dëgjonte.

Në prononcimin pas ndeshjes, gazetarja e ka pyetur në lidhje me këtë veprim, ndërkohë që vetë Murinjo nuk ka hezituar të ironizojë edhe me Federatën Angleze të Futbollit. Ai ka pyetur gazetaren nëse ajo kuptonte italisht, dhe përgjigja ka qenë “jo”.

Atë moment, tekniku portugez i ka kërkuar gazetares që të shkojë te “FA” pasi ajo mund t’ia përkthejë koret që tifozët kanë përdorur në drejtim të tij. /Erjon Allaraj-VipSport.al/