VIDEO / Brazil-Uruguai e zgjidh Nejmar, por bën përsëri sherr me Kavanin

Rikthehen polemikat mes Nejmar dhe Kavanit e këtë radhë shkas bëhet miqësorja mes Brazilit dhe Uruguait që u luajt sot në Londër. Një ndeshje miqësore që ndjehet shumë në fakt, aq sa ka sjellë edhe shkëndijat e radhës mes Nejmar dhe Kavanit, shokë skuadre të PSG.

Mes të dyve ekziston një luftë e heshtur që në radhët e klubit parisien, pas polemikave që kanë pasur në të kaluarën për gjuajtjet e penalltive apo goditjeve të dënimit të cilat më parë i takonin uruguaianit. Me rezultatin 1-0, falë penalltisë së ekzekutuar nga Nejmar në minutën e 76, Kavani luftoi në çdo moment për topin dhe pak para fundit të ndeshjes, bëri një ndërhyrje pikërisht ndaj bashkëlojtarit të PSG.

Braziliani si gjithmonë e teproi me rrotullimet në tokë, ndërsa Kavani i nervozuar i kërkoi gjyqtarit që ta ndëshkonte atë për “teatrin”, por mori si përgjigje një karton të verdhë.

Më pas, Kavani shkopi t’i jepte dorën Nejmar, por ky i fundit ia largoi me forcë, një shenjë pakënaqësie që mund të sjellë pasoja mes dy lojtarëve në vazhdimin e sezonit te klubi parisien. /vipsport.al/