VIDEO/ Anglia përmbys Kroacinë, Kejn kualifikon “Tre Luanët”

Anglia ka arritur të fitojë me përmbysje në takimin e fundit të Ligës së Kombeve kundër Kroacisë. Kjo ishte një sfidë që do të vendoste kreun e grupit në Grupin 4 në Ligën A dhe Anglia arriti të marrë kreun.

Edhe pse kroatët kaluan të parët në avantazh me anë të sulmuesit Kramariç, Anglia përmbysi gjithçka brenda 7 minutash. Në minutën e 78’, ishte zëvendësuesi Lingard që barazoi takimin, pasi mori një pasim të mrekullueshëm nga Kejn.

Ndërsa në minutën e 85’, ishte vetë ylli Kejn që shënoi, duke i dhënë tri pikë të arta skuadrës së tij dhe kreun e grupit. Spanja e mbyll në vendin e dytë, në kuotën e gjashtë pikëve, ndërsa Kroacia mbetet e fundit me vetëm 4 pikë./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Angli – Kroaci  2-1
Lingard 78’, Kejn 85’ / Kramariç 57’