Uzuni: Luajtëm një ndeshje shumë të mirë kundër lojtarëve të kalibrit botëror

Sulmuesi kuqezi, Myrto Uzuni ishte një nga më të mirët në fushën e lojës për djemtë e drejtuar nga Panuçi. Ish-sulmuesi i Laçit ka treguar shpeshherë paraqitje shumë të mira me fanellën e kombëtares dhe ka qenë i rrezikshëm për të gjithë kundërshtarët.

Edhe kundër Uellsit, Uzuni bëri një ndeshje shumë të mirë dhe pas kësaj sfide, tha për mediat:

“Luajtëm kundër një skuadre të mbushur me yje si Uellsi, që ka lojtarë të kalibrit shumë të madh, por skuadra luajti në grup dhe u mbrojtëm shumë mirë. Rrezikuam me kundërsulme dhe bëmë një ndeshje shumë të mirë.

Rasti i humbur: E vërtetë, duhet të kisha bërë më mirë, por nuk dua ta komentoj këtë pjesë”,- u shpreh Uzuni.