Uzuni: I kërkoj falje tifozëve, jemi Shqipëria dhe nuk duhet të dorëzohemi

Shqipëria u mund në shtëpi me rezultatin e thellë 4-0 nga Skocia, në takimin e saj të fundit për Ligën e Kombeve. Pas ndeshjes, Myrto Uzuni, i pyetur nga mediat është shperru se ky rezultat i mërzit të gjithë.

Megjithatë, ai është i bindur se kuqezinjtë do të reagojnë dhe ka kërkuar që mos të dorëzohemi, pasi jemi Shqipëria.

“Jemi të mërzitur pasi humbën 4-0. Dua t’iu kërkoj falje tifozëve, por kështu është futbolli. Ne jemi Shqipëria dhe nuk duhet të dorëzohemi. Këtë na tha edhe trajneri. gjithmonë ka vend për përmirësim. Duhet të shohim gabimet tona dhe të përmirësohemi në të ardhmen”, u shpreh Uzuni. /VipSport.al/