Tri pikë të arta për Romën dhe Valencian në Champions (VIDEO)

Valencia dhe Roma kanë marrë fitore të rëndësishme në takimet e tyre kundër Jang Bojs dhe CSKA-së së Moskës. Dy gjigantët europiane vuajtën për disa minuta, por në fund, bënë detyrën duke fituar.

Roma e kishte më të vështirë fitoren, pasi në tansfertën ruse, u desh një karton i kuq i CSKA-së që të merrnin tri pikët. Golat nga Manolas (4’) dhe Pelegrini (59’) zhbënë golin e Sigurdson (51’), duke iu dhënë fitoren kryeqytetasve italianë. Me këto tri pikë, Roma merr kreun e grupit G, duke lënë pas Realin e Madridit.

Ndërsa Valencia e kishte disi më të lehtë marrjen e tri pikëve, pasi nuk e vunë në diskutim asnjëherë takimin kundër Jang Bojs. Edhe pse miqtë zviceranë barazuan provizorisht, Valencia shënoi dhe dy herë të tjera, duke i mposhtur kampionët e Zvicrës me rezultatin 3-1./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Valencia-Jang Bojs 3-1 (Mina 14′ 42′, Soler 56’/ Asale 37′)
CSKA Moskë-Roma  1-2 (Sigurdson 51′ / Manolas 4′, Pelegrini 59′)