Teuta e “blinduar” para Luftëtarit, ja tre titullarët qe rikthehen

Teuta duket se e boshatisi infermierinë. Skuadra durrsake do të jetë e plotë në sfidën ndaj Luftëtarit dhe me sa duket edhe kjo periudhë ndërprerje i ka bërë mirë skuadrës së trajnerit Blendi Shkëmbi.

Latif Amadau ka bërë konsultat e fundit ditën e enjte e po ashtu edhe Hakaj e Boubakar. Të tre lojtarët, mjaft të rëndësishëm për nevojat e durrsakëve janë gati dhe do të jenë tri forca më shumë për trajnerin Blendi Shkëmbi në sfidën ndaj gjirokastriteve, ku durrsakët synojnë fitoren e radhës.

E. Saliu – VipSport.al