Test me Ilirinë, s’ka pushime për Kastriotin e Nicës

Kastrioti ka planifikuar një ndeshje miqësore me skuadrën e Ilirisë fqinje, e cila do të zhvillohet nesër në orën 14:30, në stadiumin e qytetit të Krujës. Krutanët dhe pikërisht trajneri Stavri Nica e kanë kërkuar një test të tillë.

Nga sa bëhet e ditur, ky test i vlen shumë trajnerit Nica për të parë formën e gjithë skuadrës, por edhe për t’u dhënë hapësira atyre lojtarëve që kanë luajtur më pak në javët e fundit. Krutanët përfitojnë nga pushimi dhe e planifikojnë një test të tillë në kuadër të transfertës që do të zhvillojnë në fundjavën e ardhshme me Laçin.

Nica ka bërë disa lëvizje taktike në 11-shen e parë dhe duket se lojtarët e aktivizuar kanë dhënë më të mirën. Kastrioti synon mbijetesën dhe besimi është rritur dukshëm me ardhjn e trajnerit Stavri Nica në stol.

E.S./Vipsport.al/