Tersi i dëmtimeve ndjek Vllazninë, lojtarët më të rëndësishëm mungojnë

Janë në vend të parë, kanë vetëm një humbje dhe një barazim në një fazë, por duket se problemi më i madh që shqetëson skuadrën shkodrane janë dëmtimet. Kuqeblutë e trajnerit Hasan Lika janë mësuar me dëmtime këtë sezon, e madje në startin e garës kishte takime që i luanin edhe pa 5-6 lojtarë.

Erind Selimaj, Malota, Marku, apo dhe Lika e Tafili pa harruar edhe Bardullën. Lojtarë me “peshë” dhe eksperiencë të madhe edhe në Superiore.  E megjithatë, shkodranët e kanë bërë më së miri detyrën duke marrë pikët e plota.

Duket se Bardulla e ka mbyllur këtë vit para kohe, pasi ka një problem të rëndë në kavilje. Lojtari është nën kujdesin e mjekëve të cilët i kanë rekomanduar sërish pushim. Me sa duket, për këtë fund-viti, infermieria e Vllaznisë do të vazhdojë që të mos boshatiset…!

E.S./Vipsport.al/