Te “BBC” u ka mbetur fiksim: Si nuk na vunë këngë të Rita Orës në Elbasan?!

Shqipëria arriti të rikthehet te fitorja, duke mundur në mënyrë ndoshta edhe surprizë Uellsin në një takim miqësor të luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”. Goli i Balajt ka mjaftuar për t’i dhënë fitoren kuqezinjve por mesa duket, ndryshe nga skocezët, uellsianët kanë mbetur të zhgënjyer nga pritja në Shqipëri.

Para se të niste takimi dhe gjatë pushimit mes pjesëve, në stadium janë vënë muzikë të ndryshme, shqiptare dhe të huaja. Kjo pjesë, duket se nuk u ka pëlqyer aspak miqve pasi ata kanë pasur edhe kërkesa të veçanta.

Në fakt, këtë kërkesë e bën as më pak dhe as më shumë se prestigjiozja “BBC”. Në një artikull të publikuar në “Twitter”, gazetari i “BBC” ka shprehur pakënaqësi nga fakti se nuk u vu asnjë këngë e Dua Lipës apo Rita Orës.

“Ju mund të shihni nga fotot e mia se këtu ka disa banesa që e shohin stadiumin dhe zhurma këtu mund të jetë shqetësuese për ta, kështu që FSHF-ja duhet të rikthejë sistemin PA.

Nuk më vjen keq që u vendos kënga e Ariana Grandes, por “Side by Side” e ka volumin aq të lartë sa të shurdhon. Nuk është zgjedhja më patriotike e shqiptarëve ajo këngë, duke qenë se shumë mirë mund të luanin edhe Rita Orën apo Dua Lipën duke qenë se të dyja i kanë prindërit nga Shqipëria”, shkruan një nga gazetarët e BBC që ishte në stadium. /Erjon Allaraj-VipSport.al/