Talenti holandez hedh poshtë Milanin: Kurrë në Milano, janë në kaos!

Milani nuk duket të jetë në radarin e mesfushorit që po çmend të gjithë Europën, Frenkie de Jong. Talenti i ri i Ajaksit ka refuzuar në mënyrë kategorike një kalim në Milano, pasi ka thënë: “Nuk do të doja të shkoja kurrë në Milano, sepse nuk po luajnë mirë dhe klubi tani është një kaos i madh!”

Mesfushori 21-vjeçar ka një vlerë prej 40 milionë euro dhe po kërkohet nga të gjitha skuadrat e mëdha të Europës, ku një nga ta është dhe Barcelona: “Unë frymëzohem nga Ksavi dhe Iniesta. Leo Mesi? Mua më pëlqen të shoh atë, ajo që bën ai është çmenduri dhe ndonjëherë unë mendoj se janë gjëra të pamundura. Ëndërr të luaj krah lojtarëve të tillë”,- u shpreh talenti i Ajaksit./Veronik Istrefaj – vipsport.al/