Surpriza në listën e kampionëve të botës, Deshamp me risi (FOTO)

Franca, kampione e botës në fuqi, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Didier Deshamp, ku nuk kanë munguar surprizat.

Sulmuesi i Mançester Junajtid, Martial është rikthyer me “Gjelat”, pasi u la jashtë nga botërori. Po ashtu, edhe Sakho i Kristal Palas është një suprrizë e teknikut Deshamp.

Laporte mungon përsëri në listën e Deshamps, i cili udhëhoqi “Les Blues” në lavdinë e Kupës së Botës në Rusi 2018. Gjithashtu, tek të grumbulluarit e Francës mungojnë mesfushori Lemar dhe sulmuesi i Arsenalit, Lakazet, i cili po kalon një moment shumë të mirë./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Portierë: Areola (PSG), Lloris (Tottenham), Mandanda (Marsejë)

Mbrojtës: Digne (Everton), Kimpembe (PSG), Mendy (Mançester City), Pavard (Stuttgart), Rami (Marsejë), Sakho (Kristal Palas), Sidibe (Monako), Varan (Real Madrid)

Mesfushorë: Kante (Çelsi), Matuidi (Juventus), Ndombele (Lion), Nzonzi (Roma), Pogba (Mançester Junajtid)

Sulmues: Dembele (Barcelona), Fekir (Lion), Zhiru (Çelsi), Grizman (Atletiko Madrid), Martial (Mançester Junajtid), Mbape (PSG), Tovo (Marsejë)  Trajner: D. Deshamp