Suprizë në Tetovë, Shkëndija mposhtet në shtëpi nga Pobeda

Çerekfinalet e Kupës së Maqedonisë kanë parë skuadrën e Shkëndijës së Tetovës të humbasë në shtëpi takimin e parë kundër Pobedës, një rezultat surprizë.

Kuqezinjtë nuk arritën të ruajnë formën pozitive që po kalojnë në kampionat edhe në Kupë, duke u mundur në shtëpi me rezultatin 0-1. Përveç rezultatit negativ, Shkëndija e mbylli takimin edhe me një lojtar më pak, pasi Bejtulai u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 46’.

Golin e fitores për Pobedën e shënoi kamerunasi Janik Makota, që në minutën e 19’ të takimit. Ky gol mjaftoi që Pobeda të surprizonte kuqezinjtë tetovarë, që do të kenë një mision shumë të vështirë në ndeshjen e kthimit, që do e luajnë në transfertë./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Kupa e Maqedonisë, faza e çerekfinaleve:

Shkëndija – Pobeda  0-1 (Makota 19’)

A. Pandev – FK Korab 3-1 (Mihalov 7’ 34’, Pandev 50 / Muça 40’)

Makedonija – Rabotnicki 1-0 (Da Silva 48’)

Sileks – Belasica 0-2 (Sulev 57’, Baldovaliev 76’)

more recommended stories