Sulmuesi Mbape ishte një hap larg Realit, “Football Leaks” zbulon prapaskenat

Kilian Mbape ka qenë një hap larg Realit të Madridit në verën e 2017-ës. E zbulon “L’Equipe”, duke iu referuar “Football Leaks”. Klubi madrilen ishte gati të paguante 214 milionë për sulmuesin e ri francez, atëherë te Monako, 280 milionë klubi dhe 34 për taksat.

Pavarësisht tentativës së Florentino Perezit, Mbape kaloi te PSG-ja, por Monako i kërkoi kësaj të fundit të barazonte ofertën e Realit. Bisedimet mes madrilenëve dhe Monakosë u zhvilluan në Los Anxheles, ku babai i lojtarit i kërkoi presidentit të Realit 30 milionë euro për ta pasur rrugën e lirë.

Në këtë pikë Reali u tërhoq, duke i bërë të mundur PSG-së blerjen e sulmuesit të talentuar, por duke pranuar në fillim disa kushte, një bonus prej 5 milionë eurosh dhe një pagesë prej 10 milionë eurosh neto në vit. Megjithatë, ra poshtë klauzola e “Topit të artë”, që i mundësonte lojtarit një rrogë prej 30 milionë eurosh në vit. / Vipsport.al/F.R