Sulmuesi Kilian Mbape ka më shumë influencë në Francë se presidenti Makron

Një futbollist mund të kenë influencë më të madhe në opinionin publik se vetë presidenti i vendit të tij. Sipas një sondazhi të kryer nga “Vanity Fair”, Kylian Mbape, sulmuesi i kombëtares franceze dhe PSG-së, është personazhi i tretë me më shumë influencë në Francë për vitin 2018.

Lojtari i talentuar ka përpara vetëm dizenjuesin Hedi Slimane dhe shkrimtaren e gazetaren Leila Slimani, por lë prapa as më shumë dhe as më pak, por presidentin e Republikës, Emanuel Makron, i cili ka përfunduar në vend të pestë, pas regjisores Seline Sciama.

Kilian Mbape është bërë personazh pas Botërorit të Rusisë, ku ai shkëlqeu dhe e udhëhoqi Francën drejt fitimit të trofeut. Sulmuesi i ri është shumë popullor në Francë, ndërkohë që vlera e tij në treg është rritur ndjeshëm. / Vipsport.al/F.R