Strakosha e Berisha titullarë për Lacion në sfidën europiane kundër Marsejës

Lacio dhe Marseja do të përballen kundër njëra-tjetrës në raundin e katërt të Europa League, me gjigantët italianë që kërkojnë të hakmerren pas asaj humbjeje në Francë.

Trajneri Inzagi ka vendosur të aktivizojë të dy futbollistët shqiptarë, Thomas Strakosha dhe Valon Berishën. Gardiani kuqezi duket se nuk ka ditë pushimi te lacialët dhe vazhdon të jetë numri 1 i të kaltërve, si në kampionat, ashtu dhe në Europë.

Ndërsa Valon Berisha duket se ka lënë mbrapa njëherë e mirë dëmtimin e rëndë që pësoi dhe tashmë ka nevojë vetëm për minuta, të cilat po ia beson edhe Inzagi./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Formacioni i Lacios: Strakosha, Luiz Felipe, Acerbi, Uallas, Marusiç, Parolo, Kataldi, Berisha, Durmishi, Korrea, Immobile Tr.: S. Inzagi