Stavri Nica: Kishim shpërblim për të ndalur Partizanin, por ndikoi negativisht

Trajneri i Kastriotit, Stavri Nica, ka pohuar pas humbjes me Partizanin se kishte një shpërblim të majmë, nëse krutanët do ta ndalnin ekipin e kuq. Ai theksoi se Kastrioti ia bëri më të lehtë fitoren Partizani, ndërkohë që u shpreh se do të vazhdojë të punojë me intensitet që skuadra të marrë rezultate:

“Do të thosha se përveç meritave të Partizanit, edhe ne i dhamë mundësi ta fitonte ndeshjen. Kjo është puna jonë, do të mundohemi të gjithë bashkërisht, në çdo aspekt, fizik,psikologjik dhe moral, që të rritet Kastrioti. Presim të ndodhë kjo gjë në vazhdim.

Kemi besim dhe do të vazhdojmë punën intensivisht. Kishte shpërblim të majmë për ekipin, nëse ndalnim Partizanin, por ndonjëherë kjo gjë ndikon edhe negativisht”, – tha trajneri i Kastriotit. / Vipsport.al