Starova: Tirana ka problem me tifozët, si kur ra nga kategoria

Sulejman Starova, mendon se situata e krijuar me shtyrjen e ndeshjes Laçi-Skënderbeu, dënon direkt rivalët e këtyre dy skuadrave, Partizanin e Flamurtarin, me të cilat ato ndeshen në fundjavë.  I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, ai ka thënë se situata e krijuar tregonte mungesë serioziteti nga FSHF.

Për paraqitjet e Skënderbeut dhe Partizanit
Tre pikët askush nuk i ka vënë në diskutim. Kastrioti ka pasur shansin në minutën e 80 që do t’ia vështirësonte shumë punën. Ishte e papritur që kjo ndeshje do të mbyllej me një gol me diferencë të vogël, kur Kastriotit i kanë shënuar më shumë se 2 gola të gjithë kundërshtarët. Fitorja ishte e padiskutueshme, por për mendimin tim, edhe sulmuesit janë minus për skuadrën që nuk shënojnë, siç ndodh me Partizanin që bëri detyrën. Por Partizani e kishte më të vështirë, këto dy janë për titull, Kukësi ka krijuar distancë, një fitore që ka vlerën e tre pikëve që ka skuadër të mirë, por nuk ka pikë, luan mirë, luan me episode. Por edhe ajo pëson shumë gola dhe nuk marrin pikë. Por nuk është shenjë e mirë që ka fituar me një gol me Kastriotin.

Për shtyrjen e ndeshjes Laçi-Skënderbeu
Shtyrja e ndeshjes Laçi-Skënderbeu? Është në dëm të Partizanit e Flamurtarit që presin skuadra të çlodhura. E njëjta situatë do të jetë, nuk është serioze që të veprojë në mënyrë të tillë. Nuk ndodh në asnjë vend të botës, ndodh vetëm kur nuk ka mundësi. Të tilla situata do të bëjnë prapë pas një jave a dy javësh. Skënderbeu shkon e çlodhur në Vlorë, Laçi pret i çlodhur Partizanin.

Për fitoren e Flamurtarit ndaj Kukësit
Ndryshimi është se Flamurtari mori tre pikët. Shoh ndryshim për mirë te Flamurtari, edhe Kukësi më pëlqeu. Ishte lojë me ritëm, e luftuar, me grinte. Kukësi e filloi ndryshe nga herët e tjera, e nisi mirë lojën, jo si në javët e fundit që ka pasur probleme dhe e ka rikuperuar në pjesën e dytë. Te Flamurtari shoh rritje te Torasës dhe Alvesh, ka një fitore në transfertë që ka vite që nuk e ka marrë. Tani janë edhe të lumtur e të qetë.

Flamurtari do të jetë një kandidate serioze të paktën për vendin e tretë. Kjo është periudha më e mirë për të qenë në formë, Alvesh ka ardhur nga pushimet, erdhi koha e mjaftueshme për të marrë veten, edhe Torasa. Janë disa lojtarë që kanë rritur edhe lojën e Flamurtarit. Gjendjen më të mirë nga ky grup e ka Flamurtari.

Për situatën e Tiranës
Mema ka ndërhyrë  me lëvizjen e Hoxhallarit në qendër, nuk pashë gabimet e zakonshme ku Tirana la pikët. Ajo kaloi në avantazh por me një kundërshtar i cili 20 minuta ishte mirë e as keq, një ndeshje që krijoi dramën e bukurinë e lojës. Kishte edhe situata të diskutueshme, këto bëjnë që Tirana të mos marrë tri pikët me lojë të mirë. Shoh përmirësim te Mema, te skuadra, nuk ishte mirë që sa shkoi ndodhi problemi me sulmuesin. Kur janë të tillë nuk ke çfarë t’i bësh, se ekipi është para individit. Por besoj se do të gjejë forcat, meqë ka shumë ndeshje, duke u bazuar te puna. Shoh që ajo ka dhënë rezultate. Problemi i tifozëve me klubin është që përsëritet situata. Klubi është i lidhur me tifozët. Dy vite më parë e braktisën skuadrën “Fanatics” dhe Tirana ra nga kategoria.  /vipsport.al/

more recommended stories