Starova: Kur pashë që Skënderbeu kërcente Napolonin mbi tavolina thashë është shenjë e keqe

Sulejman Starova mendon se nënvlerësimi në pjesën e dytë të ndeshjes i Partizanit ndaj Kastriotit ishte rrjedhojë e shumë rrethanave. Në “Rubrikën Sportive”, ai deklaroi edhe se të kuqtë ishin ndikuar nga bindja që kishin se korçarët nuk do të dilnin me fitore nga “Selman Stërmasi”.

“E prisja Kastriotin, se luajnë e sulmojnë se nuk e kanë probleme të munden. Rënia e Partizaniit nuk është pasojë e euforisë, se llogaritë janë bërë nga të gjithë lojtarët, të gjithë ishin të bindur që Skënderbeu nuk fitonte me Laçin.

Sa i përket Skënderbeut, kur pashë që kërcenin Napolonin mbi tavolina thashë është shenjë e keqe kjo. Festimet e gjata për Partizanin, të fitosh 1-0 me Kastriotin, tregon diçka. Puna e kampionatit është të mbash veten kur ke disfata, të mos kesh eufori, mund t’ia vë edhe euforie. Nuk llogaritën një kundërshtar i cili ka një veçanti, ka më pak gola se të gjithë, por është shumë më kompakte se të tjerët. Me modestinë e vet, të lojtarëve që nuk kanë emra, por që po bëjnë shkëlqyeshëm detyrën. Shtubina, Berisha e Xhixha janë sulmues të shpejtë, i bashkohen edhe në aksione defensive me skuadrën. Kjo që ka bërë Skënderbeu është pak për një skuadër e cila kur e mbylli 1-0 me Kastriotin, e tani po e vuajnë.
Pastaj janë edhe këto zërat që e ngatërrojnë me superskuadër, me Skënderbeun e dy viteve më parë”, tha Starova. /vipsport.al/

more recommended stories