Spaleti: Trajner i Interit? Jam këtu falë… Specias

Luçiano Spaleti ka qenë një nga të ftuarit e mbrëmjes gala të organizuar nga klubi i futbollit të Specias, por për shkak të angazhimeve të tij, ai nuk ka qenë i pranishëm në mbrëmje.

Megjithatë, vetë Spaleti është lidhur me anë të telefonit, ku edhe ka falënderuar stafin e Specias. Ai u shpreh se falë njerëzve që ka njohur aty, ka arritur të ketë sukses dhe sot të jetë trajner i Interit.

“Faleminderit që më telefononi. Do të kisha ardhur me shumë vullnet, mos harroni se u bëra trajner i Interit në sajë të njerëzve që takova gjatë karrierës sime. Specia më ka mësuar se çfarë duhet të bëj për t’u bërë një trajner i madh”, u shpreh Spaleti. /Erjon Allaraj-VipSport.al/