Skuadra e tij po luan kundër Juventusit, FA merr vendimin për Murinjon

Federata Angleze e Futbollit ka marrë një vendim për trajnerin e Mançester Junajtid, Zhoze Murinjo. Para disa javësh, në takimin kundër Njukasëllit, Murinjo iu drejtua kamerave pranë tij duke thënë:

‘Fodas filhos de puta’ (P**** Bij k******) dhe fjalët e trajnerit portugez kanë shkaktuar jo pak trazira që prej asaj kohe. FA vendosi të gjykojë veprimet e Murinjos dhe sot ka dalë një vendim i parakoshëm për trajnerin portugez.

Në një deklaratë me shkrim, Federata Angleze konfirmoi se çështja e Murinjos po shqyrtohet ende dhe dënimi për teknikun e Mançester Junajtid do të dalë brenda kësaj jave.

Sipas mediave angleze, gjoba pritet të jetë shumë e rëndë për 55-vjeçarin, madje pritet edhe pezullim nga pankina, por pas derbit kundër Mançester Sitit në fundjavë, ku përballë do të ketë rivalin e përjetshëm, Pep Guardiola./Veronik Istrefaj – vipsport.al/