Skocia publikon listën, pa dy sulmuesit kryesorë ndaj Shqipërisë

Trajneri i Skocisë, Aleks MekLish, ka bërë publike sot listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Shqipërisë dhe menjëherë bie në sy konfirmimi i lajmi se rivalët e kuqezinjve do të udhëtojnë drejt Shkodrës pa dy sulmuesit kryesorë. Si Lei Grifiths i Sëlltik, ashtu edhe Stiven Neismith i Harts, kanë dëmtime dhe nuk janë të gatshëm, ndaj nuk janë përfshirë në listë.

Për këtë arsye, në listë janë ftuar sulmuesit Stiven Fletçer dhe Met Filips. Fletçer nuk ka luajtur prej më shumë se një viti me Skocinë, ndërsa bilanci i tij këtë sezon në Angli me Shefilld Uensdi ëshët 3 gola në 16 ndeshje. Ndërsa Filips ka shënuar 4 gola duke luajtur në krahun e djathtë të sulmit të Uest Bromuiç po në kategorinë e dytë angleze.

Ndeshja ndaj Skocisë do të jetë vendimtare për të dy skuadrat, sidomos për Shqipërinë. Çdo rezultat tjetër përveç fitores hedh përfaqësuesen tonë në Ligën D, atë të skuadrave më të dobëta dhe e bën fakt të kryer praninë në vazon e katërt gjatë shortit të Euro 2020. /vipsport.al/

LISTA E SKOCISË

Portierë: Kreig Gordon (Sëlltik), Allan MekGregor (Rejnxhër), Xhon MekLoulin (Sandërlend).

Mbrojtës: Majkëll Devlin (Aberdin), Skot MekKena (Aberdin), Çarli Mullgrju (Bllekbërn), Stefen O’Donell (Kilmarnok), Endi Robertson (Liverpul), Grem Shini (Aberdin), Kieran Tirni (Sëlltik).

Mesfushorë: Stjuart Armstrong (Sauthempton), Rajan Kristi (Sëlltik), Xhejms Forrest (Sëlltik), Rajan Frejzër (Bornmuth), Geri Makai-Stiven (Aberdin), Kevin MekDonald (Fullhem), Xhon MekGin (Aston Vila), Kallum MekGregor (Sëlltik), Kallum Paterson (Kardif).

Sulmues: Stiven Fletçer (Shefilld Uensdi), Oliver MekBërni (Suonsi), Met Filips (Uest Bromuiç), Xhoni Rasëll (Sporting Kansas Siti).

more recommended stories