Shqipëria, jo kaq keq që nga koha kur zbarkuam në Argjentinën e Mesit (VIDEO)

Humbja 4-0 e Shqipërisë kundër Skocisë në “Loro Boriçi” ishte një nga më të thellat në historinë e kombëtares kuqezi dhe nuk humbnin me këtë rezultat që nga viti 2011, kur udhëtuam drejt Argjentinës për të luajtur një miqësore kundër yjeve të Argjentinës.

Edhe Leo Mesi me shokë na mundnin me rezultat të njëjtë, 4-0, por shumë gjëra ishin ndryshe. Luanin në transfertë, çka ishte një nga faktorët.

E për të shtuar, luanim kundër yjeve botërorë dhe me emër në historinë e futbollit, duke përmendur Mesin, Lavecin, Di Maria, Zanetin, Maskeranon e shumë të tjerë.

Humbja e sotme kundër Skocisë ishte shumë ndryshe, pasi luanim në fushën tonë përballë një kundërshtari me nivel deri diku të njëjtë me ne, por u turpëruam përballë tifozëve tanë, që si rrallëherë sot kishin tejmbushur stadiumin./Veronik Istrefaj – vipsport.al/