Shkurtaj: Dua të luaj për një skuadër kampione, por për momentin ndihmoj Luftëtarin

Sulmuesi i Luftëtarit, Vasil Shkurtaj tha pas ndeshjes së mbyllur në barazim kundër Flamurtarit se skuadra e tij e meritoi fitoren me rastet që krijoi, por barazimi ishte rezultati më i drejtë. Për “Supersport”, Shkurtaj tha:

Rasti i humbur në fund: “Nuk isha mirë i pozicionuar, e kisha trupin mbrapa dhe prandaj topi shkoi lart. Gjithsesi, barazimi ishte rezultat i drejtë, edhe pse ne kishim raste për ta fituar.

Largimi nga Luftëtari: Do të doja që në të ardhmen të transferohesha në nj ekip ku luftohet për titullin kampion, por për momentin jam lojtar i Luftëtarit dhe do të jap maksimumin për të dalë nga kjo situatë e vështirë.

Bregu dhe Abazaj: Ata janë lojtarë me cilësi shumë të mira, por dhe lojtarët që kemi në skuadër janë shumë të mirë. Kanë tipare të tjera, pasi janë disi më mbrojtës. Unë nuk stresohem kur nuk bëj gol, pasi e rëndësishme është që skuadra të arrijë objektivat. Kjo është kryesorja”,- u shpreh Shkurtaj./Veronik Istrefaj – vipsport.al/