Shkumbini bën apelimin dhe kërkon rikthimin e pikëve

Klubi i Shkumbinit ka përgatitur relacionin përkatës dhe do të bëj apelimin për të rikthyer pikët e humbura që ja zbriti Komisioni i Disiplinës me arsyen se lojtarët dhe drejtuesit bardhekaltër kanë ushtruar dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjeve.

Nga sa bëhet e ditur, peqinasit janë njohur me relacionin e FSHF-së, ndërsa sipas tyre vendimi dhe dënimi është i pabazuar në prova dhe fakte. Ndaj edhe ata do të kërkojnë të drejtën e tyre, duke ngulmuar në rikthimin e pikëve që janë zbritur pa shkak.

Kujtojmë që Shkumbini u mund me rezultatin 3-2 nga Naftëtari fundjavën e shkuar në stadiumin “Bashkim Sulejmani”.

E.S./Vipsport.al/