

Teuta e ka mbyllur javën me një test brenda shtëpisë, ku trajneri Blendi Shkëmbi ka preferuar që të aktivizojë të gjithë lojtarët e gatshëm. Si rrjedhojë, trajneri i durrsakëve e ka ndarë skuadrën në dy grupe. Titullarët në një ekip dhe rezervat në skuadrën tjetër.
Skuadra fituese në këtë ndeshje kontrolli ka qenë ekipi i titullarëve. Ndërkohë, ndonëse do të jenë gati për ndeshjen e radhës me Luftëtarin, e cila do të zhvillohet në fundjavën e ardhshme në “Niko Dovana” nuk janë aktivizuar: Latif, Boubakar si dhe Hakaj, të cilët janë të rikuperuar, por trajneri nuk ka dashur që të rrezikojë.
Shkëmbi ka menduar që nga sot t’i ketë të tre lojtarët me grupin, për të parë edhe sipas formës së tyre mundësinë e aktivizimit në fundjavë në kampionat.
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Faqet e para të “Panorama Sport”.
FOTO/ Grezda kthehet në idhullin e tifozerisë, leksione futbolli për akademinë e Rejnxhërsit
Eros Grezdën nuk e ka ndjekur.
Gasperini shpall listën anti-Milan, rikuperon në momentet e fundit Berat Gjimshitin
Trajneri i Atalantës, Xhanpiero Gasperini, ka.
Kallaku: Ishte ndeshja e duhur për fitore, e di që nuk duhet ta mbaj topin
Ka folur pas ndeshjes me Kukësin.
Leave a Comment