Shehi e pranon: Ishte një ditë jo, u goditëm në momentin më të mirë të ndeshjes

Trajneri Shehi ka pranuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Laçit, duke theksuar se Skënderbeu u godit në momentin e tij më të mirë, kur po ushtronte presion në portën kundërshtare.

“Kemi provuar të ndryshojmë, por ky është futbolli, nuk kemi çfarë të bëjmë. Pas 10 minutave të para kemi hyrë në lojën tonë, kemi qarkulluar topin dhe kemi shkuar afër portës. Në momentin tonë më të mirë, kur po ushtronim presion, u goditëm me golin e dytë dhe aty u mbyll gjithçka.

Ndoshta mbrojtja duhet të rrijë më lart dhe mesfushorët e qendrës duhet të bëjnë më mirë, kur skuadra mbrohet. Jemi munduar t’i hedhim të gjithë lojtarët në fushë. Këta lojtarë kemi, nuk është se kemi të tjerë dhe nuk po i fusim. Të gjithë po luajnë. Kur Laçi u mblodh mbrapa, hodhëm edhe Guexh në fushë.

Nuk varemi nga një lojtar, nuk shënuan sot Xhon, Hoxha e Muzaka, do të shënojnë në ndeshjen tjetër. Ishte një ditë jo,” – theksoi trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi pas humbjes me Laçin.

more recommended stories