Shaland: Nuk do jetë e lehtë ndaj Maltës, lojtarët që largohen të mos pendohen

Trajneri i Kosovës, Shaland foli para ndeshjes të kombëtares kosovare kundër Maltës, një ndeshje që vendos shumë për renditjen e tyre. Zvicerani u shpreh mjaft optimist për këtë sfidë dhe përveç ndeshjes, foli edhe për lojtarët që zgjedhin kombëtare të tjera e jo Kosovën, por nuk preferoi të flasë me emra të përveçëm.

“E filluam këtë edicion për të bërë paraqitje sa më të mira dhe jam i kënaqur me atë që kemi dhënë deri tani. Në këtë pikë po shohim se kemi shanse reale për ta mbyllur edicionin në vendin e parë të grupit, ndaj u kam kërkuar lojtarëve përqendrim, për të marrë maksimumin.

E dimë se nuk do të jetë e lehtë ndaj Maltës, por ne jemi përgatitur që fillimisht të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të shpresojmë të marrim 3 pikët.

Ismaili– “Ka shumë lojtarë që mund të luajnë për Kosovën, por që kanë njëkohësisht edhe opsione të tjera. Ne duam që kur ata të vendosin të luajnë për Kosovën, të mos kenë asnjë dyshim për zgjedhjen e tyre”,- përfundoi Shaland.

Veronik Istrefaj – vipsport.al