Serxhio Ramos në histori, tani edhe sulmuesit e kanë zili

Serxhio Ramos ka hyrë në historinë e futbollit spanjoll me paraqitjen e sotme ndaj Kroacisë, edhe pse përfaqësuesja e tij e mbylli sfidën me humbje. Kapiteni i iberikëve, është kthyer në një nga mbrojtësit më efektivë në fazën sulmuese duke shënuar një numër të jashtëzakonshëm golash në ndeshje si profesionist.

Goli i realizuar sot me penallti ndaj kroatëve ishte i 100 në karrierë për futbollistin, i cili gjen rrjetën me vazhdimësi, sidomos me penallti si sot, pasi është kthyer në ekspert në ekzekutimin e tyre. Shifra e 100 golave është një statistike e admirueshme për shumë futbollistë, duke llogaritur se realizimet për Ramos kanë qenë në nivelet më lartë larta.

Për më tepër, kjo ishte ndeshja e katërt radhazi me përfaqësuesen që Ramos gjen rrugën e rrjetës, duke u bërë mbrojtësi i parë në historinë e saj që arrinte një shifër të tillë. /vipsport.al/