Sabien Lilaj vazhdon të shkëlqejë, sërish në formacionin e javës

Sabien Lilaj po kalon një moment fantastik në kampionatin azer me skuadrën e Gabalës, aty ku luan edhe Xhejms Adeni, një tjetër ish-futbollist i Skënderbeut. Në fitoren e fundit në kampionat, me rezultatin 2-1 ndaj Sabah Bakus, Lilaj ishte një nga më të dalluarit në fushë.

Paraqitja e tij ka rënë në dytë e të gjithëve dhe është përzgjedhur sërish në formacionin më të mirë javë në kampionatin azer, duke treguar se është një nga mesfushorët m në formë të momentit dhe se meriton padyshim një ftesë në Kombëtare.

Kjo nuk është hera e parë që Lilaj përzgjidhet në formacionin e javës në Azerbajxhan, pasi shihet si një nga më të mirët dhe gjithmonë merr vlerësime maksimale. Ekipi i tij renditet në mesin e tabelës dhe së bashku me Xhejmsin, synojnë të rrisin më shumë nivelin, me këtë të fundit që ishte autori i golit të parë në fitoren e fundit. /Erjon Allaraj-VipSPort.al/