Roshi tregon kur kthehet: Uzuni është lojtar me të ardhme

Mesfushori i kombëtares kuqezi, Odise Roshi është padiskutim një nga mungesat më të mëdha të kombëtares sonë dhe shumë po presin me padurim rikthimin e tij.

Për “Supersport”, Roshi tha para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Skocisë se në muajin mars do të kthehet në fushë dhe se rikuperimi i tij po shkon shumë mirë:

“Kam dy muaj i operuar. Kam qëndruar në Romë dhe Torino e duhet të rri edhe 1 muaj aty. Në janar besoj se bashkohem me klubin. Është e vërtetë që është e vështirë dhe e dinë ata që kanë bërë ligamentin. Shkoj në 10 të mëngjesit dhe kthehem në orën 7.

Kam folur me Sadikun dhe është mirë dhe besoj se do të jemi gati për marsin. E kam ndjekur Shqipërinë nga TV. Kemi kohë pa marrë fitore dhe na duhet”.

Uzuni– “Ai ka luajtur shumë mirë dhe kam parë komentet që pëlqehet. Është shumë i mirë dhe me të ardhme. Bravo i qoftë dhe i uroj shumë suksese edhe për ndeshjen e sotme dhe të bëjë gjëra shumë të bukura”,- u shpreh Roshi./Vipsport.al/