Raiola mbërrin më Milano, pritet një takim për shërbimet e Ibrahimoviç

Ditën e sotme, agjenti më i njohur Mino Raiola ka mbërritur në Milano dhe sipas mediave italiane, arsyeja për këtë udhëtim të tijin në qytetin e modës, është Bonaventura. Mesfushori i Milanit ka pësuar një dëmtim disi të rëndë dhe agjenti i tij ka vendosur që të qëndrojë ranë futbollistit në këto ditë të vështira.

Megjithatë, mediat italiane shtojnë se Raiola mund të takohet me drejtuesit e Milanit, për të diskutuar një transferim të mundshëm të Zlatan Ibrahimoviç në “San Siro”. Interesimi i Milanit për yllin suedez, tashmë nuk është një lajm i ri dhe pritet që në merkaton e janarit të ketë edhe një ofertë zyrtare në drejtim të tij.

Në lidhje me këtë çështje, po merret Leonardo i cili pritet që ditën e sotme të provojë për të takuar Raiolan dhe për të diskutuar në lidhje me të ardhmen e sulmuesit. Orët në vijim, pritet që të ketë edhe zhvillime të reja. /Erjon Allaraj-VipSport.al/