Probleme për Panuçin para grumbullimit, një futbollist humbet kombëtaren

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga publikimi i listës me futbollistët e grumbulluar për ndeshjen zyrtare që Shqipëria ka në datën 17 nëntor ndaj Skocisë dhe miqësoren e 20 nëntorit ndaj Uellsit, ka përfunduar edhe shpërndarja e ftesave te futbollistët. Por, për trajnerin Kristian Panuçi ka probleme dëmtimesh që para se të nisë grumbullimi.

“VipSport.al”, ka mësuar se Ylber Ramadani ka marrë një ftesë, por nuk mund të jetë pasi ka pësuar një dëmtim në takimin e fundit në kampionat, duke qenë se ka thyer dorën dhe do të duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale që me shumë gjasa do të kryhet sot.

Ende nuk dihet se kush do ta zërë vendin e tij në Kombëtare por ashtu si herët e tjera, edhe këtë radhë pritet që të ketë risi dhe surpriza në listën zyrtare që Panuçi do të bëjë publike ditët në vijim. Priten emra të rinj në skuadër, por dhe mungesa në krahasim me ndeshjet e tetorit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

 

more recommended stories