Prapaskena e merkatos për Milinkoviç-Saviç, Lotito refuzoi ofertën e çmendur të Milanit

Sergei Milinkoviç-Saviç nuk po kalon një moment të mirë në krahasim me formën që po tregonte sezonin e kaluar. Ishte pikërisht ajo paraqitje që bëri shumë klube që të mendonin për shërbimet e tij, pro si përfundim, mesfushori serb qëndroi te Lacio.

“Corriere della Sera” ka raportuar se në merkaton e verës dhe ekzaktësisht në natën mes 16 dhe 17 gushtit, Milinkoviç-Saviç ishte vetëm një hap larg kalimit te Milani. Kuqezinjtë kishin bërë një ofertë zyrtare në drejtim të serbit, por që u refuzua nga Lotito.

Sipas prestigjiozes italiane, kuqezinjtë kërkonin një huazim me detyrim blerje, ku si fillim do të paguheshin 30 milionë euro dhe në fund të sezonit, do të paguheshin edhe 90 milionë euro të tjera. Kjo shifër faraonike, duket se nuk e ka bindur Lotiton vetëm për faktin se të gjitha të ardhurat, i donte menjëherë dhe jo me këste siç pretendon Milani. Kujtojmë që kjo shifër, do të kalonte edhe shifrën e shpenzuar nga Juventusi për Kristiano Ronaldon. /Erjon Allaraj-VipSport.al/