Prag-sfida/ Miqësore me aromë transferte, uellsianët “sundojnë” në Elbasan

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga fillimi i takimit miqësor mes Shqipërisë dhe Skocisë, në Elbasan kanë nisur të shkojnë tifozët e parë, ku pritet që në stadium, ashtu si në ndeshjen me Skocinë, të ketë numër rekord miqsh. Nga Uellsi, kanë udhëtuar diku te 1500 tifozë të cilët do të mbështesin skuadrën e tyre, edhe pse në një miqësore.

Madje, nga atmosfera në Elbasan, mund të kuptohet se në stadium do të ketë më shumë tifozë të Uellsit, sesa shqiptarë duke qenë se humbja e fundit ndaj Skocisë, ka bërë që shumë sportdashës të humbin besimin te Kombëtarja. Ky takim, do ët jetë për Shqipërinë si një ndeshje në transfertë dhe shkak për këtë do të bëhet numri i madh i tifozëve të ardhur nga ishulli britanik.

Asnjëherë më parë, nuk kishte ndodhur që në një ndeshje të Kombëtares, të ketë më shumë tifozë miq sesa kuqezinj dhe ky është një sinjal i qartë për sa i përket “dashurisë” që ka mbetur për ekipin kuqezi. Nëse humbasim edhe sonte, nuk është çudi që Kombëtarja ta luajë ndeshjen e radhës në kushtet e një takimi nga Kategoria Superiore për sa i përket numrit të tifozëve. Vihet re një numër i madh i policisë./Erjon Allaraj-VipSport.al/