Pas grupeve të Ligës së Europës, Enea Jorgjit i besohet një ndeshje e rëndësishme në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtari Enea Jorgji po kalon momentin më të mirë të karrierës së tij si arbitër. Pasi gjykoi në fazën e grupeve në Ligën e Europës, arbitri elbasanas do të gjykojë edhe në Ligën e Kombeve. Në fakt, ka gjykuar në këtë kompeticion, por në Ligën D, konkretisht ndeshjen Armeni-Lihtejneshtejn.

Enea Jorgjit i është besuar ndeshja e Ligës C, Hungari-Estoni, që do të luhet më 15 nëntor. Një vlerësim ky për arbitrin shqiptar, që më parë ka gjykuar edhe ndeshjen kualifikuese të botërorit mes San Marinos dhe Irlandës së Veriut.

Asistentë të Jorgjit në Hungari janë Ermal Barushi dhe Ridigers Çokaj.

Në të ardhmen pritet që “bilbili” shqiptar të gjykojë ndoshta edhe në nivele më të larta. / Vipsport.al/F.R

 

more recommended stories