Partizani, vetëm Alban Hoxha në dyshim për transfertën e Vlorës

Partizani është duke u përgatitur për transfertën e së premtes që do të zhvillojë në Vlorë me Flamurtarin vendas. Të kuqtë e trajnerin Skënder Gega janë të plotë, ndërsa i vetmi shqetësim mbetet “gardiani” Alban Hoxha.

Madje, nuk dihet me siguri nëse Hoxha do të jetë në fushë apo jo në takimin me kuqezinjtë, ndonëse gjatë kësaj periudhe stafi mjekësor ka qenë i angazhuar duke ndjekur hap pas hapi formën e portierit titullar.

Pjesa tjetër e skuadrës është “ok”. Trajneri Skënder Gega e ka shfrytëzuar këtë periudhë ndërprerje me përgatitje, ndërsa disa nga lojtarët kanë përfituar edhe për t’i shplodhur duke qenë se gara është në kulmin e vete dhe Partizani synon titullin. Të kuqtë do të kërkojnë 3 pikët në Vlorë për të ruajtur vazhdimësinë.

E.S./Vipsport.al/