Panuçi publikon listën, i rrëmben një tjetër lojtar Kosovës dhe kthen të pavendosurin Sadiku

Trajneri i përfaqësueses shqiptare të futbollit, Kristian Panuçi, ka publikuar sot listën e futbollistëve të grumbulluar për sfidën kundër  Skocisë për Ligën e Kampioneve, si dhe atë miqësore ndaj Uellsit.

Ajo që bie në sy në listë është prania e dy emrave. I pari është Ardian Ismajli, i cili me sa duket ka pranuar përfundimisht të bëhet pjesë e Shqipërisë duke i dhënë lamtumirën Kosovës me të cilën ishte kapiten i përfaqësues U21 deri një muaj më parë. Ai ndjek hapat e Kastriot Dermakut, i cili gjendet përsëri në listën e publikuar sot nga FSHF.

Ndërkohë, emri tjetër në listë është ai i Loret Sadikut. Lojtari iku nga Suedia për t’iu bashkuar përfaqësueses shqiptare në vitin 2015 por pastaj shkoi te Kosova, ku luajti disa miqësore. Megjithatë, FIFA nuk i ka dhënë të drejtën të luante me Kosovën mbrojtësit e bëri të ditur se nuk mund të ndryshonte më përfaqësuese. Ndaj pas dy vitesh hezitim, Sadiku vendosi t’i bashkohet përsëri Shqipërisë dhe të luajë me të. /vipsport.al/