Panuçi: Nuk ndihem i tradhtuar! Ndeshja nisi ters, te penalltia gjithçka mori fund

Trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi foli pas humbjes së thellë kundër Skocisë 4-0, duke thënë se skuadra e tij ishte shumë e pafat, pasi pësuan që në gjuajtjen e parë. Për “Supersport”, trajneri italian tha:

“Mendoj se nisi ters që pësuam shpejtë. Edhe me të kuqen dolëm jashtë kontrollit dhe pësuam golin e dytë. Aty ishte momenti i fundit dhe mori fund loja.

Çdo gjë ishte faji im dhe marr përsipër çdo përgjegjësi. Djemtë nuk kishin faj pasi ishin zgjedhjet e mia të gabuara. Djemtë nuk kishin faj.

Besoj te ky ekip dhe do të mundohemi të bëjmë gjërat më mirë. Kjo ndeshje doli jashtë kontrollit, por ky ekip ka shumë mundësi dhe kualitet. Nuk ndihem i tradhtuar pasi fajet ishin të mijat”,- u shpreh Panuçi./Vipsport.al/