Olsid Ferataj ka qenë dy herë në Vlorë, Flamurtari nuk ka fituar asnjëherë!

Vlonjatët nuk shkuan më shumë se barazimi në fushën e tyre ndaj Luftëtarit. Nuk arritën të shënonin dhe zhvilluan përgjithësisht një ndeshje të dobët, siç e pranoi edhe vetë trajneri Ilir Daja, por, nëse gjyqtari Olsid Ferataj do të ishte më korrekt, loja do të kishte marrë një tjetër rrjedhë.

Ferataj nuk akordoi një penallti në fillimin e ndeshjes, kur topi u prek me dorë gati në vijën fatale nga mbrojtësit e Luftëtarit. Nuk është ky justifikimi i vlonjatëve për dy pikët e lëna në javën e 12-të, por për ta është fakt që Ferataj ka qenë në stadiumin e Vlorës dhe Flamurtari nuk ka fituar asnjëherë.

Përveç ndeshjes së djeshme me Luftëtarin, ai ka qenë edhe në ndeshjen me Teutën, edhe ajo e mbyllur në barazim. Në atë ndeshje Ferataj ishte arbitër e katërt dhe nuk është se në atë ndeshje ai kishte gjë në dorë…

Mund të jetë rastësi, por kur ndodh kështu lindin edhe dyshimet, aq më tepër në një skuadër si Flamurtari, që është bërë “me hije” nga gjykimet. Hamitaj dhe Xhaja janë dy nga arbitrat e skeduar nga klubi kuqezi, por në këtë listë tashmë duket se do të futet edhe Ferataj. / Vipsport.al/F.R

more recommended stories