Oferta nga Superiorja dhe Kosova, Magani: Vendos së shpejti

Në Kosovë këtë verë shkuan shumë futbollistë, por edhe trajnerë që kanë drejtuar ekipe të Superiores sonë. Si asnjëherë tjetër, shumë futbollistë me ekperience nga Superiorja zgjodhën Kosovën për të vijuar karrierën.

Një prej tyre është edhe Endri Magani, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e skuadrës së Lushnjës. Magani, aktualisht është pjesë e skuadrës së Gjilanit, por duket se për të ka disa interesime, nga skuadra shqiptare dhe kosovare. “Po ka interes, por është pak herët. Më kërkojnë në Shqipëri, në Superiore, por edhe në Kosovë. Mund edhe të lëviz nga Gjilani”, – tha Endri Magani për “Vipsport.al.

Jo vetëm kaq, por janë edhe dy ekipe pretendente të Grupit të Jugut që kanë shafqur dëshirë për Maganin, gjithsesi dëshira e tij është e madhe që të luaj në Superiore.

E.S./Vipsport.al/

more recommended stories