Nuk festoi fitoren dhe humbi fluturimin me skuadrën, Pogba sqaron gjithçka

Mançester Junajtid arriti të merrte një fitore të rëndësishme me përmbysje ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve, duke e bërë më të lehtë kualifikimin për në turin tjetër të këtij kompeticioni. Një ndeshje e veçantë ajo përballë Juventusit, ishte për mesfushorin Pol Pogba i cili për herë të parë u rikthye në Torino si kundërshtar i bardhezinjve, pas shpërthimit që kishte dikur me këtë ekip si futbollist.

Mes duket, Pogba ende ndjen dashuri për Juventusin, duke qenë se ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës, ai nuk festoi në fund triumfin ndaj italianëve, duke qëndruar disi më indiferent. Ndërkohë, ai humbur edhe fluturimin drejt Anglisë me skuadrën, duke qenë se pas ndeshjes i është nënshtruar një testi anti-doping dhe për pasojë, është detyruar që të fluturojë me avionin e radhës.

“Nuk festova kur shkuam 2-1, isha shumë i çuditur pasi pashë shumë njerëz që i njoh mirë. Po luanim ndaj një skuadre të madhe dhe duhej t fitonim patjetër.

Ishte e mrekullueshme që u riktheva këtu, por se si me dukej kur po hyja në dhomat e zhveshjes për miqtë. Jam mësuar që gjithmonë të hyj te ajo e Juventusit. Reagimi i tifozëve më bëri realisht të ndihem mirë, pasi më mungojnë shumë. Ishte fantastik rikthimi në këtë stadium, ku kam fituar shumë trofe”, u shpreh Pogba. /Erjon Allaraj-VipSport.al/