Njihuni me skuadrën e Kategorisë së Parë që ka tifozerinë më të zjarrtë

Erzeni i Shijakut vitet e fundit është duke rivalizuar për t’u ngjitur në Superiore. Një ekip me kualitete, ku investohet nga bashkia dhe donatorët, por që në fund mbetet thjesht rival.

Por, një dukuri e rrallë te shijakasit është tifozeria. Kurrë nuk e braktis, madje sezonin e shkuar edhe pse në kohë bore udhëtonte deri në Pukë për të mbështetur skuadrën e zemrës në ndeshje që luhej në kushte aspak të përshtatshme dhe me temperature disa gradë nën zero. Pa thënë se kur luan ekipi në Shijaak janë të organizuar.

Shijakasit edhe këtë sezon duan Superioren, edhe pse e kanë të vështirë pasi në grupin ku ata bëjnë pjesë kanë rivalë si: Vllaznia, Dinamo e Besëlidhja. Diferenca me shkodranët, tashmë kur kanë kanë kaluar vetëm 8 javë nga starti i sezonit është 7 pikë. Faza e tretë do të jetë vendimtare dhe ndërhyrja në merkato është emergjente, nëse skuadra do tëvijojë që të rivalizojë Vllazninë, ndryshe edhe për këtë sezon, Superiorja mund të jetë një ëndërr në sirtar!

E.Saliu

more recommended stories