

Federata Skoceze ka paralajmëruar tifozët se nuk pret një “shëtitje” në ndeshjen ndaj Shqipërisë në Shkodër, por një sfidë të luftuar dhe jo vetëm si pasojë e mungesave që ka në përbërje. Skocezët kanë bërë bilancin e dy ekipeve në programin e zakonshëm para ndeshjes së fundjavës.
“Lojtarët dhe stafi teknik nuk kanë asnjë dyshim se çfarë lloj performance i nevojitet përballë një skuadre kokëfortë të Shqipërisë”, shkruhet në këtë program që në rreshtat e parë, duke lënë të kuptohet se do të jetë një sfidë mjaft e vështirë. “Vendasit do të jenë një test i vështirë për pretendimet e Skocisë, pasi janë treguar të vështirë për t’u thyer edhe në takimin mes dy skuadrave më parë këtë vit”, vijon në shkrimin e publikuar në faqen e internetit të Federatës Skoceze të Futbollit.
Aty shpjegohet se ndeshja do të luhet në Shkodër, një stadium i cili i sjell kujtime të lumtura. Kjo, pasi pak muaj më parë, në këtë stadium kombëtarja e femrave të Skocisë mundi 2-1 atë shqiptare dhe siguroi kualifikimin në Botërorin 2019.
Ndërkohë, ajo tregon edhe lojtarët më të rrezikshëm të kuqezinjve. “Eros Grezda po bëhet një emër i njohur për fansat e futbollit skocez, pasi ka firmosur me Rejnxhërs në verë. 23-vjeçari shënoi 2 herë në fitoren e fundit 7-1 të skuadrës së tij ndaj Madhëruell dhe do të kërkojë të shënojë një tjetër gol në arenën ndërkombëtare. Mbrojtësi i Hajduk Split, Ardian Ismajli, është gati të debutojë në arenën ndërkombëtare, ndërsa lojtari me aftësi teknike, Taulant Xhaka, do të udhëheqë mesfushën shqiptare”, shkruhet në programin e Federatës Skoceze. /vipsport.al/
more recommended stories
Sulmuesit e Superiores japin “shou” në Kategorinë e Parë, ka edhe kampionë në inferiore
Në Kategorinë e Parë, normalisht që.
Tomori-Bylis do të luhet, ja vendi dhe ora e ndeshjes
Tomori dhe Bylisi e planifikuar për.
Faza e tretë po “troket”, ja çfarë ndodh me 20 skuadrat e së Parës
FSHF vendosi të ndryshonte skemën e.
Teuta bën lëvizje në formacion para Luftëtarit, Vecaj është gati
Teuta udhëton këtë fundjavë drejt Gjirokastrës,.
Leave a Comment