Në listën e golashënuesve në Itali, Shqipëria po fiton një tjetër bomber

Talentet shqiptare që po rriten në Europë, janë të shumtë dhe duket se në një të ardhme të afërt, Shqipëria mund të jetë një nga ekipet m të vështira për t’u mundur dhe kualifikimi për në kompeticionet e mëdha, mund të mos jetë më vetëm një ëndërr.

Në Serinë C italiane, sulmuesi i djathtë, Indrit Koni që aktivizohet me Bolzanon, po kalon një moment fantastik, duke qenë se po e gjen rrugën e rrjetës vazhdimisht. Kur janë luajtur 8 javët e para të kampionatit, Koni ka arritur të shënojë 4 gola dhe vetëm 2 futbollistë të tjerë kanë bërë më mirë se ai.

Indrit Koni, anësor i djathë ka lindur në vitin 1999 dhe është vetëm 19 vjeç. Ai ende nuk është grumbulluar asnjëherë me ekipet tona Kombëtare të moshave, megjithatë, me formën që po kalon është duke treguar se shumë shpejtë mund të jetë një afrim i ri në kombëtare. Skuadra e tij renditet aktualisht në vendin e 6 në kampionat, me 12 pikë.

Në vendin e dytë në këtë listë, është një tjetër sulmues nga Shqipëria dhe bëhet fjalë për 29-vjeçarin Grasjan Aliu i cili ka shënuar 5 gola me fanellën e Adrieses. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Golashënuesit:

Xhakomo Maragon (Adriese 8)
Grasjan Aliu (Adriese 5)
Indrit Koni (Bolzano 4)

more recommended stories